Pas përfundimit të javës së 10-të të Abissnet Superiore, trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë, sipas skemës 1-3-4-2-1.
Shkëlzen Ruçi i Vorës është zgjedhur portieri i javës.
Në mbrojtje janë përzgjedhur, Fabjan Përndrenca i Bylisit, Bruno Dita i Dinamo City dhe Bruno Lulaj i AF Elbasanit.
Mesfusha përbëhet nga Xhonatan Lajthia i AF Elbasanit, Kodji Mouctar i Bylisit, Albano Aleksi i Egnatias dhe Ergis Arifi i Teutës.
Në repartin ofensiv, Tiago Nani i Dinamo City-t dhe Sherif Kallaku i Vllaznisë mbështesin në majë të sulmit Bekim Balajn.
Trajneri më i mirë i javës është shpallur Mirel Josa i Bylisit. Ballshiotët morën fitoren e dytë radhazi në kampionat, pasi triumfuan 2-0 ndaj Tiranës në “Selman Stërmasi”.
