Thierry Henry, legjenda e futbollit botëror, ka analizuar ndeshjen e djeshme mes Liverpul dhe Real Madrid. Një ndeshje e përfunduar në shifrat 1-0, ndërsa Henry është ndalur shumë tek Vinicius Junior. Ai ka thënë se nuk arrin dot që të kuptojë sjelljen e këtij lojtari në fushë, veçanërisht ndaj Liverpul.
“Nuk e kuptoj këtë. Duhet të luash me atë që ke përpara. Vinicius kishte avantazhin ndaj Conor Bradley për pesë deri në shtatë minutat e para dhe pastaj e la të merrte frymë. Pse e le të marrë frymë? Sulmo derisa të marrë një karton të verdhë dhe pastaj ai nuk mund të mbrohet në të njëjtën mënyrë, por kjo nuk ndodhi.
Vinicius mori topin në një situatë një-me-një dhe ia kaloi mbrapsht mbrojtësit të tij të majtë për ta marrë përsëri. Pas kësaj ishte një-me-tre. Ai sulmoi mes tre vetave dhe mendova: ‘Prit pak ishe një-me-një” Pse e pasove mbrapsht, pastaj e morët përsëri topin dhe shkove një-me-tre? Thjesht nuk e kuptoj”, tha Henry. /Sport Ekspres/