Fitore mes dramës dhe përmbysjes së madhe! Te Teuta-Partizani ndodhin të gjitha, super Elbasani kundër Egnatias

Ndeshja mes Teutës dhe Partizanit ka prodhuar gjithçka, shumë gola, spektakël dhe përmbysje. Durrsakët shënuan dy gola në pjesën e parë duke krijuar idenë e një ndeshje të mbyllur lehtë.

Macolli në të 33 dhe Toli në të 40 i dhanë avantazhin vendasve, 2-0. Por Partizani u përgjigj me lojtarin Contreras në të 59 dhe 67, që shënoi dy gola dhe barazoi gjithcka. Në fund, Contreraras vendosi të ishte protagonisti kryesor i ndeshjes duke dalë edhe me karton të kuq në minutën e 76.

Por përpara këtij kartoni të kuq, në minutën e 62, Teuta kishte mundësinë t’i dërgonte shifrat në 3-1 pasi Zela humbi rast të pastër nga 11-metrat, gaboi penalltinë. Në fund Partizani mori fitoren e madhe nëpërmjet Tomas që në të 86 realizoi nga penalltia duke dhënë fitoren 2-3. Nga ana tjetër Elbasani ka fituar 1-0 ndaj Egnatias me golin e shënuar nga Tsague në minutën e 66. Një fitore e madhe e Elbasanit që qëndron në vendin e dytë dhe lë kështu në vendin e tretë Egnatian. Vlen të theksohet se te Egnatia Jaime u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 47. /Sport Ekspres/