Kristian Shpendi ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me fanellën e Çezenës. Lojtari shqiptar ishte vendimtar për bardhezinjtë përballë Avelinos. Çezena fitoi me shifrat 3-0 dhe një meritë të madhe për këtë rezultat mban edhe Shpendi.
Ky i fundit dha asist në minutën e 27, kur Kiervoja zhbllokoi shifrat. Ndërkohë në minutën e 50 ishte vetë Shpendi ai që e dërgoi topin pas shpinës së portierit nga pika e bardhë e penalltisë. Ky ishte goli i 5-të në Serinë B për këtë sezon për Kristian Shpendin, i cili gjithashtu ka dhënë edhe 2 asiste deri në këtë fazë të kampionatit./Sport Ekspres/