Artan Hoxha ishte i ftuar në emisionin “Mega Sport” që transmetohet në “A2 CNN”. Gazetari i njohur ka folur për situatën mes Vllaznisë dhe Dinamos, atë ndeshje të luajtur dhe të shumëkomentuar para dhe pas takimit.
“Ishte një javë ku në atë ndeshje që vajtën tifozët, edhe atje ku duhej të kishte lojë dhe jo konflikt, të gjithë vëmendjen e morën pankinat. Unë e kuptoj që pankina e merr vëmendjen kur është Mourinho dhe Scolari, që ka fituar tituj nga Uzbekistani në Brazil.
Në stadiumin Loro Borici, që është ikonë e futbollit shqiptar, ka qenë djepi i futbollit shqiptar, nuk është më, nuk kisha parë 2000 tifozë që shajnë me libër shpie trajnerin më të suksesshëm në Shqipëri. Duke e sharë kot , e karikuar nga Scolari që kanë aty, që ka fituar një kampionat me 15 barazime që e ka rekord dhe që e ka fituar në kurriz të Vllaznisë, që ishte i Vllaznisë.
Nuk mund të fillosh një javë para ndeshjen me një gol offside, me golin e kundërshtarit të rregullt që nuk u dha dhe penalltia e kundërshtarit që nuk e jep arbitri”, tha Artan Hoxha. /Sport Ekspres/