Shqipëria po e përgatit Andorrën ashtu sic edhe duhet, si një finale e madhe. Për ne është e tillë pasi në rast fitore, kuqezinjtë do të shkonin me shumë gjasë për herë të parë në Play Offin e Botërorit. Ajo që vihet re nga stërvitja e Shqipërisë në Andorra është përqendrimi i lart i lojtarëve dhe mungesa e batutave gjatë seancës. Nuk ka as të qeshura dhe ilaritete të shkaktuara, përqendrimi është maksimal. /Sport Ekspres/