VIDEO/ Ka nisur festa dhe kënga e shqiptarëve në Andorra, të gjithë të dedikuar për Shqipërinë

Shqipëria po e përgatit Andorrën ashtu sic edhe duhet, si një finale e madhe. Për ne është e tillë pasi në rast fitore, kuqezinjtë do të shkonin me shumë gjasë për herë të parë në Play Offin e Botërorit. Ajo që vihet re nga stërvitja e Shqipërisë në Andorra është përqendrimi i lart i lojtarëve dhe mungesa e batutave gjatë seancës. Nuk ka as të qeshura dhe ilaritete të shkaktuara, përqendrimi është maksimal. Nga ana tjetër, tifozët kanë nisur që të këndojnë dhe të festojnë një ditë përpara ndeshjes. /Sport Ekspres/