Armando Broja po kalon një moment të vështirë psikologjik. Sulmuesi shqiptar nuk po shprehet dot në fushën e lojës dhe po kalon një ngërc si në klub ashtu edhe në Kombëtare. Në ndeshjen e fundit kundër Andorrës, Broja ishte i trishtuar.
Kur të gjithë shkuan që të festonin, ai ishte në stol i mërzitur dhe në lot. I pakënaqur me veten dhe ndoshta edhe për faktin që është në një rol, ku nuk mund të jap më të mirën e tij. E gjitha kjo situatë ka marrë edhe vëmendjen e prestigjozes “The Sun” e cila ka shkruar për momentin e vështirë të futbollistit tonë duke treguar se ishte Elseid Hysaj që e mori me forcë për t’u bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/