Shqipëria ka arritur që të kalojë në fazën e Play Off të Botërorit për herë të parë në histori. Pas fitores 0-1 në Andorra, kuqezinjtë kanë siguruar matematikisht vendin e dytë. Ndërkohë edhe Kosova është shumë afër kësaj arritje të madhe, ndërsa shumçka do të varet nga ndeshja e sotme kundër Sllovenisë.
Por për këdo që kishte frikë përballjen Shqipëri-Kosovë në Play Off, kjo nuk do të ndodhi. Sipas faqeve të specializuara ndërkombëtare Shqipëria dhe Kosova janë në Pot 3 dhe nuk mund të lëvizin më nga aty, pavarësisht rezultateve të marra.
Kjo do të thotë se si Shqipëria dhe Kosova ndeshjen e parë do ta kenë në transfertë ndaj Pot 2, atje ku janë Uellsi, Hungaria, Skocia dhe Cekia. Më pas në rast fitore, do të përballemi me POT1 ku gjendet Italia, Turqia, Ukraina dhe Polonia. Në të gjitha rastet shmanget përfundimisht përballja e padëshiruar, Shqipëri-Kosovë. /Sport Ekspres/