Shqipëria humbi në shifrat 0-2 kundër Anglisë në “Air Albania”, por skena më e trishtë ishte ajo kur Armando Broja la fushën i përlotur mes dhimbjeve. Një dëmtim i ri për sulmuesin shqiptar, ndërsa ish-futbollisti i Shqipërisë, Ilir Alliu, e pa në këtë mënyrë situatën e lojtarit të Burnley teksa ishte i ftuar në “Mega Sport” në “A2 CNN”.
“Ai është dëmtim që e rëndon moralisht, psikologjikisht, pavarësisht shkallës. Nuk është e lehtë të menaxhosh pritshmëritë e një kombi duke të parë si talentin më të madh të futbollit të prodhuar për sa kohë mbaj mend unë sport. Kapërcimi pastaj nga talent në futbollist të afirmuar është rrugë e gjatë.
E para e dëmtoi dëmtimi i rëndë, pastaj fiziku i tij që është pak i brishtë dhe kur ka pasur nevojë për mbështetje morale, shumë ngjarje kanë ndodhur në të kundërt. Ajo që ndodhi javën e kaluar ndikon edhe te ky dëmtim, me sforco donte të bënte “mea culpan” e publikut. Kur nuk e do një lojtar dhe kërkon ta degjenerosh, ndërroi poziconin. Silvinjo po e shkatërron nga nervat një lojtar të dëmtuar, i ndërron dhe pozicion. Broja nuk është lojtar vrapues, mbrojtës që të përballoj duelet në mbrojtje, ka cilësi të tjera”, tha Ilir Alliu. /Sport Ekspres/