Media në Angli ngre në qiell Shqipërinë: Në 7 ndeshje bashkë nuk jemi rrezikuar sa dje në Air Albania

8 ndeshje, 8 fitore, 22 gola të shënuar dhe asnjë gol i pësuar. Në disa momente Shqipëria ishte shumë pranë shënimit të golit, veçanërisht me Arbër Hoxhën, por për fat të keq kjo nuk ndodhi. Ajo që ndodhi dje me Anglinë tregon një rritje të nivelit të Shqipërisë. Në të kaluarën, Shqipëria mund të luante me Spanjën, Portugalinë dhe Francën dhe në të gjitha rastet, mund të rrezikonte portën kundërshtare.

Por kishte një ekip kombëtar ku Shqipëria ndalonte së luajturi futboll, ishte Anglia. Në asnjë moment në të kaluarën nuk kemi arritur ta vendosim në vështirësi Anglinë, por kjo ndodhi dje në Air Albania. Dhe për të kuptuar më qartë se çfarë ndodhi dje në Air Albania na vjen në ndihmë vlerësimi që i është bërë lojtarëve të Anglisë nga media briatnike “Football365”. Ajo që ne duhet të ndalemi është pjesa e portierit, pasi vlerëismi për Dean Henderson tregon shumë për Shqipërinë e djeshme.

“Me shumë mundësi, kishte më shumë punë për të bërë në 90 minuta sesa kishte bërë Pickford në të gjitha shtatë ndeshjet e kaluara të kualifikueseve të Botërorit. Bëri disa pritje shumë të zgjuara dhe bëri një ndërhyrje fatale për të shpëtuar portën duke zgjedhur krahun e duhur me Arbër Hoxhën. Nuk ka shans që ta kalojë Pickford si zgjedhje të parë, por me këtë performancë të zhvilluar ndaj Shqipërisë, e konsolidoi vendin si zëvendësuesi ideal i Pickford”. Pra sipas angleze në fjalë, Shqipëria e ka rrezikuar më shumë Anglinë sesa të gjitha ekipet e tjera në të kaluarën duke përfshirë edhe dy ndeshjet me Serbinë, brenda dhe jashtë. /Sport Ekspres/