Kosova do të luajë mbrëmjen e 18 nëntorit ndeshjen e saj të fundit në grup për sa i përket kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Dardanët do të përballen me Zvicrën e vendit të parë, duke nisur nga ora 20:45. Zvicra ka kryer seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku është hasur me një situatë të pakëndshme.
Për disa çaste helvetët janë detyruar të stërviten në errësirë. Në “Fadil Vokrri” u ndërpre energjia elektrike, duke bërë që ekipi i Zvicrës të mbetej në terr. Vetë Federata Zvicerane e Futbollit ka shpërndarë në “Instagram” një foto nga fusha e stadiumit, ku ka shkruajtur: “Upsss… Ikën dritat”. Një situatë e kaluar me sportivitet nga pala zvicerane./Sport Ekspres/