Nuk do të ketë ndryshime në stolin e Real Madridit, edhe pse disa futbollistë të pakënaqur i kanë kthyer shpinën Xabi Alonsos. Menaxhmenti i klubit i dha mbështetje të plotë trajnerit.
Media të shumta spanjolle raportuan se klubi po shqyrton ndryshimin e Xabi Alonsos sepse disa lojtarë janë të pakënaqur me mënyrën e tij të drejtimit të ekipit. Megjithatë, të gjithë të pakënaqurit morën një shuplakë të fortë pasi klubi mbështeti trajnerin.
“Xabi është shefi, ai është mbi të gjithë lojtarët, pavarësisht se sa të rëndësishëm janë ata për ekipin. Ai është udhëheqësi i projektit dhe askush nuk dyshon tek ai”, përcjell Marca një mesazh të qartë nga menaxhmenti i Real Madridit dhe shton: “Real Madridi mbështet të gjitha vendimet e Xabi Alonsos, madje edhe atë që Vini Junior të fillojë ndeshje të caktuara nga stoli, dhe ide të ndryshme taktike”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/