Interi ka pësuar një humbje në minutën e fundit të ndeshjes kundër Atletikos së Madridit. Një humbje e tillë ka lënë një shije të hidhur në kampin zikaltër. Kivu ka deklaruar për “Sky Sports” pas përfundimit të takimit se ekipi i tij duhet ta kuptojë forcën e tij dhe duhet të reagojë. Trajneri i Interit kërkon nga lojtarët që të mos i kushtojnë vëmendje maksimale bukurisë së lojës, por të jenë më cinikë dhe më të këqinj në fushën e blertë.
“Na djeg të gjithëve, ka keqardhje. Kemi luajtur shumë mirë, kemi treguar në fushë intensitet dhe cilësi. Në zonë kishim lojtarët që hidhen më mirë, por për fat të keq sërish kemi pësuar gol. Kjo skuadër duhet të dijë të reagojë, duhet të kuptojë që është e fortë. Duhet të jemi më konkretë dhe cinikë, mos të mbështetemi shumë te bukuria.
E di që kjo humbje mund të na bëjë keq, sepse është e dyta radhazi me paraqitje të mirë dhe pa marrë në fund asgjë. Duhet të bëhemi më të këqinj dhe më të pisët”, ka deklaruar Kristian Kivu./Sport Ekspres/