FItore kundër Bilbaos ose shkarkim! Xabi Alonso ka ultimatum, Perez dëshiron Zidane te Real Madridi

Në mëngjesin e sotëm pati informacione se puna e Xabi Alonsos te Real Madridi është në rrezik dhe se ai mund të shkarkohet. Fernando Burgos pretendon se Xabi Alonso mund të shkarkohet nëse nuk arrin të fitojë kundër Bilbaos.

Ky informacion u raportua edhe nga Fabrizio Romano. Gjithashtu, shumë burime të tjera, kryesisht nga Spanja, raportuan se ndeshjet e ardhshme janë vendimtare për Alonson. “Ndeshjet e ardhshme janë vendimtare për Real Madridin. Nëse e shkarkojnë Xabi Alonson, Zinedine Zidane është opsioni i vetëm i presidentit për ta zëvendësuar atë”, është informacioni që publikohet nga mediat spanjolle. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/