Basti i Kërnajës largon Partizanin nga zona e ftohtë, fitore me Bylisin dhe Teuta-Elbasani që ndahen në paqe

Partizani është rikthyer te fitorja teksa këtë herë ka mundur Bylisin në shifrat 1-0. Një ndeshje e cila u kontrollua në pjesën më të madhe nga ana e të kuqëve, që i lanë pak mundësi kundërshtarit për të rrezikuar.

Goli i fitores erdhi nga Contreras në minutën e 71. Lojtari i gjetur nga ana e Kërnajës nga ekipi B arriti të shënonte golin e vetëm të takimit. Një gol i ardhur edhe me pak fat për Contreras, por fakti që gjendet në kohën dhe vendin e duhur është një tjetër cilësi e shtuar për të. Me këtë fitore, Partizani shkon në vendin e 6 dhe largohet me 4 pikë nga zona e ftohtë duke u qetësuar paksa. Nga krahu tjetër ndeshja mes Teutës dhe Elbasani është mbyllur në shifrat 0-0. /Sport Ekspres/