Komisioni i Disiplinës ka marrë vendimet zyrtare sa i përket ndeshjeve që lamë pas këtë javë në futbollin shqiptar, në të gjitha divizionet. Ajo që kishte vëmendjen kryesore ishte padyshim situata e ndodhur në ndeshjen Iliria-Skënderbeu ku për shkak të dhunës, nuk u zhvillua takimi. Sipas vendimit të marrë, Iliria është dënuar me gjobë dhe njëkohësisht që të gjitha ndeshjet e mbetura të sezonit të mos i zhvillojë në shtëpi, por t’i luajë në fushën asnjanëse. Njëkohësisht edhe disa lojtarë të Ilirisë janë penalizuar me katër ndeshje pezullim.
1. KF Teuta, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
2. AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
3. KF Iliria, për mos përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes kundër KF Skënderbeu, për shkak të akteve të dhunës ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 6/3/d, 8, 13/2, 16/1, 17/1 dhe 77 të KDE-së, dënohet me gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) lekë, si dhe me zhvillimin e pjesës së mbetur të ndeshjeve të sezonit futbollistik 2025–2026 në fushë asnjanëse, e ndodhur të paktën 50 km larg stadiumit “Redi Maloku”. Sipas nenit 76/1/a të KDE-së, gjoba aplikohet në masën 50%.
Në zbatim të nenit 6/3/k të KDE, ndeshja midis KF Iliria dhe KF Skënderbeu do të riluhet në stadiumin “Elbasan Arena” në datën 17.12.2025 ora 13.30.
4. Lojtari i KF Iliria, Adolf Selmani, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
5. Lojtari i KF Iliria, Brajan Selmani, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
6. Lojtari i KF Iliria, Bruno Arrabal, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
7. Zyrtari i KF Iliria, Jonels Selmani, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
8. Lojtari i KF Oriku, Enkelajdo Kamberaj, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
9. Zyrtari i Luzi i Vogël 2008, Albert Lusha, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 6/2/b të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe ambientet e brendshme të stadiumit, deri në përfundim të dënimit.
10. Zyrtari i KF Skënderbeu U-19, Edi Cajku, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
11. Lojtari i KF Skënderbeu U-19, Charles Oppong, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
12. KF Shënkolli U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Parë U-17, kundër AF Luftëtari U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
13. Zyrtari i TR 19 Akademi, Blendi Hushe, për kërcënim të zyrtarëve të ndeshjes si dhe për mosrespektim të vendimit nr. 11, datë 05.11.2025, në bazë të nenit 14/1/k të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë
Kohës së re të dënimit i shtohet periudha e pashlyer e dënimit të mëparshëm të vendimit nr. 11, datë 05.11.2025.
14. AP Dinamo B, U-11, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë Grupi B, zona Rajonale Tiranë, kunder Football Republic B, U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
15. Durrah City B, U-11, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kundër Astiri U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
16. Durrah City C, U-11, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë Grupi B, zona Rajonale Tiranë, kunder Astiri A, U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
17. AF Burreli U-11, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kundër Don Bosko B, U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
18. Kamza Sport C, U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kundër Dinamo BD U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
19. Bulqiza U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë Grupi B, zona Rajonale Tiranë, kunder BS East Park U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
20. Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Shkumbini, Florent Hasbajrami, bazuar në Nenin 67 dhe 74 të KDE, rishikimin e vendimit Nr.12 datë 21.11.2025 të KDE, për pikën 7, duke vendosur dënimin e zyrtarit me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE. Periudha e pezullimit me kusht për pjesën e mbetur të dënimit, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
21. Pranimin e kërkesës së lojtares së KF Teuta Femra, Isabela Da Paixao De Souza, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
22. Pranimin e kërkesës së lojtares së KFF Gramshi, Kenza Hafsia Allaoui, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
23. Rrëzimin e kërkesës së KF Skënderbeu, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.