Po rigjente veten në Skoci, Nedim Bajrami lë fushën i dëmtuar në momentin më të mirë të sezonit

Fati nuk ka qenë me Nedim Bajramin mbrëmjen e sotme. Pas një periudhe të vështirë te Rejnxhërsi, mesfushori shqiptar kishte fituar sërish vendin e titullarit. Ish-lojtari i Empolit po gjente veten në kampionatin skocez, teksa në muajin e fundit po përjetonte momentin e tij më të mirë të sezonit.

Por kur gjërat dukeshin se po shkonin në rrjedhën e duhur, një dëmtim i paprtitur ka prerë hovin e Bajramit. Ky i fundit ishte titullar në përballjen ndaj Kilmarnokut, por u largua nga fusha pas vetëm 21 minutave. Mesfushori kuqezi pësoi një dëmtim gjatë ndeshjes, duke u detyruar të lërë tapetin e gjelbër përpara kohe. Mbetet për t’u parë se cilës gradë i përket ky lëndim dhe nëse do ta mbajë gjatë jashtë loje Nedim Bajramin./Sport Ekspres/