Mosha është thjesht një numër për Luka Modriçin. Mesfushori kroat vazhdon të luajë në nivele të larta, pavarësisht se ka 40 vite mbi supe. Ish-lojtari i Realit të Madridit ka thënë në “Gazzetta Sports Aëards” se po argëtohet te Milani, ekip të cilin e ka preferuarin që nga fëmijëria e tij.
“Unë ndihem mirë. Më pëlqen ajo që bëj. Ndihem mirë si fizikisht, ashtu edhe mendërisht. Po argëtohem dhe gjithçka po shkon mirë. Shpresoj që të vazhdoj kështu. Po bëj një punë të mirë me Milanin, një nga klubet e mi të preferuar. Që fëmijë ëndërroja të luaja për këtë skuadër të madhe”, është shprehur Luka Modriçi./Spot Ekspres/