Ndodh ajo që pritej! Armando Broja luan për herë të dytë si titullar, Burnley zbulon formacionin

Armando Broja luan për herë të dytë si titullar te Burnley. Sulmuesi shqiptar e ka nisur nga minuta e parë në takimin e fundit të luajtur ndaj Neëcastle, atje ku Broja shkëlqeu dhe ishte në fushë për 80 minuta.

Trajneri Scott Parker e komplimentoi për ndeshjen e bërë, ndërsa nga ana tjetër, edhe klubi e ktheu në imazhin kryesor për ndeshjen me Fulham duke lënë foton e shqiptarit si një paralajmërim për ndeshjen që do të zhvillohej. Në formacionin zyrtar të publikuar pak më parë shihet se Armando Broja do të jetë nga minuta e parë në ndeshjen që do të zhvillohet në orën 18:30. /Sport Ekspres/