Rudi Vata ishte i ftuar në emisionin “Mega Sport” që transmetohet në “A2 CNN”. I gjendur gjithashtu në panel ishte edhe legjenda tjetër e futbollit shqiptar, Sokol Kushta. Vata ka treguar një histori të bukur në lidhje me ndeshjen që ka zhvilluar kundër Kushtës për herë të parë.
“Ndeshjen e parë që kam luajtur kundër Sokol Kushtës në 87 ishte interesante shumë. Sokol Kushta ishte i madh, unë i pakonfirmuar, sapo kisha hyrë te Vllaznia. Në fillim e nisëm me luftë, pastaj u bëmë shumë shokë së bashku në ekipin kombëtar. Mbaj mend që luajtëm në Vlorë, këto kishin ardhur nga Beogradit, eleminuan Partizanin e Beogradit dhe ne kishim fituar 4-0.
Pra vinim nga dy rezultate të mira, të dyja ekipet dhe luanim në Vlorë. Më thonë që të dalë përpara për t’u marrë me Kushtën dhe Bubeqin pasi gjuanin me brryla dhe ishin pak agresiv. Dhe dylyftimet tona ishin shumë agresiv atëherë, po i kthehesha me të njëjtën monedhë sepse sapo kisha mbaruar mjeshtrinë sportive dhe isha mësuar me njerëz të egër. Mbaj mend që Kushta i tha Zmijanit: “Ku e paskeni gjetur këtë budalla”, tha Vata. /Sport Ekspres/