Tirana ndodhet në vendin e fundit në Superiore, Arben Sorra: Vetëm në Shqipëri ndodh që një ekip i kryeqytetit të jetë kështu

Tirana po vuan shumë në këtë sezon të Superiores dhe më shumë se kurrë është pranë rënies në Kategorinë e Parë. I ftuar në emisionin “Mega Sport” që transmetohet në “A2 CNN” ishte një “mjeshtër i sportit”, Arben Sorra.

Ky i fundit ngriti me të drejtë shqetësimin që një emër i madh si Tirana është pranë rënies në Kategorinë e Parë. Megjithatë ndryshe nga të tjerët, Sorra shprehet se edhe arbitrat po gabojnë shumë dhe penalizojnë akoma më shumë gjendjen e bardhebluve.

“Tiranës i dhanë një penallti, që vetëm penallti nuk ishte. Jemi i vetmi shtet në botë që një ekip i kryeqytetit po del nga kategoria. Ka edhe fajin e saj Tirana, por edhe gabimet e arbitrave po ndikojnë shumë. Tirana është e brishtë shumë dhe me ndodhi të tilla, nuk janë aspak në favorin e bardhebluve”, tha Sorra. /Sport Ekspres/