VIDEO/ Milot Rashicën nuk e ndalin dot as dy mbrojtësa, goli i sulmuesit shqiptar nis festën te Beshiktashi

Beshiktashi është duke udhëhequr me shifrat 1-0 kundër Rizesporit. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 64-t të saj. Ishte Milot Rashica ai që tundi rrjetën e Rizesporit.

Sulmuesin shqiptar nuk arritën ta ndalnin dot as dy mbrojtësa të ekipit kundërshtar. E djathta e tij përfundoi në cepin e portës, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit të Rizesporit./Sport Ekspres/