Kampionët duken këtu! Berat Gjimshiti thyen të gjitha parashikimet, kthehet në fushë për Interin brenda 2025

Kampionët duken vetëm në detaje, gjithmonë vetëm në detaje. Berat Gjimshiti është dëmtuar shpesh në vitet e fundit për shkak të ngarkesës së madhe fizike dhe faktit që ka luajtur gjithmonë si titullar, nga Kupa te kampionati dhe Champions League. Por koha e rikuperimit të tij ka qenë gjithmonë e shpejt, 1-2 javë.

Një tjetër dëmtim pësoi së fundmi lojtari shqiptar dhe u fol se do ta linte jashtë fushave deri në fillimin e vitit 2026. Megjithatë situata tanimë duket më e mirë teksa sipas mediave italiane, Gjimshiti do të jetë gati që për ndeshjen kundër Interit që do të luhet në 28 dhjetor të 2025. Një tjetër shenjë kjo që trupi i Berat Gjimshitit po përgjigjet më shpejt sesa mendohej edhe nga doktorët e Atalantës. /Sport Ekspres/