Flemming i dëmtuar dhe tjetër shans në dorë, Armando Broja e nis prapë titullar kundër Brighton

Armando Broja po gjen ritmin e duhur të ndeshjeve dhe njëkohësisht po merr minutat e munguara në këmbë. Forma e tij është rritur shumë në kohët e fundit dhe kundër Newcastle ishte brilant.

Një hapësirë që po i vjen edhe nga situata aktuale te Burnley. Foster është nisur drejt Kupës së Afrikës, ndërsa Flemming është dëmtuar dhe do të jetë në dyshim edhe kundër Brighton, duke lënë sërish vendin për titullar për Brojën. /Sport Ekspres/