Armando Broja luan për herë të tretë radhazi nga minuta e parë, shqiptari fiton vendin e titullarit te Burnley

Armando Broja është duke marrë më shumë minuta në këmbë. Sulmuesi shqiptar po kthehet në formën më të mirë të mundshme dhe sot luan sërish si titullar kundër Brighton. Një ndeshje e cila fillon në orën 16:00 dhe ka shumë kuriozitet për të parë mënyrën sesi do të luajë Broja pas asaj super ndeshje të fundit ndaj Neëcastle. Broja luan sot titullar për herë të tretë radhazi, një shenjë që tregon qartë besimin e klubit karshi tij. /Sport Ekspres/