Burnley është rikthyer sot të luajë në fushë, por këtë herë jo për Premier League. Ekipi i drejtuar nga Parker luajti kundër Millëall në Kupë dhe fitoi thellë në shifrat 5-1. Trajneri i vendasve kishte paralajmëruar ndryshime në formacion duke thënë se do të linte pushim lojtarët kryesor për shkak të ngjeshjes së kalendarit.
Një prej lojtarëve të lënë pushim ishte edhe Armando Broja që ka luajtur në të gjitha takimet e fundit si titullar dhe ndeshja e radhës do të jetë kundër Liverpulit. Por lajmi i keq për shqiptarin qëndron në faktin se dy gola kundër Millëall ka shënuar Barnes.
Sulmuesi 36-vjeçar kishte në total vetëm 15 minuta me Burnley në këtë sezon, teksa për shkak të moshës së madhe, ka ngelur jashtë ekipit në disa raste. Por me dy golat e shënuara në ditën e sotme, minutazhi për Barnes do të rritet në ndeshjet e ardhshme. Kjo do të thotë se përvec Flemming dhe Foster, tani Broja do të ketë edhe një tjetër rivalitet të shtuar te ekipi për të shkuar kështu në katër sulmues që kërkojnë një vend. Megjithatë në takimet e fundit, Parker ka provuar që të luajë me Foster edhe si sulmues i djathtë, jo vetëm si sulmues qendre. /Sport Ekspres/