Dje pasdite, Real Madridi i habiti të gjithë duke lëshuar një deklaratë zyrtare duke njoftuar shkarkimin e Xabi Alonsos. Ishte diçka që askush nuk e priste dhe të gjitha raportet tregonin se klubi i kishte dhënë trajnerit një votë besimi dhe mbështetjeje pas finales së Superkupës së Spanjës pavarësisht humbjes ndaj Barcelonës.
Megjithatë, pas diskutimeve midis trajnerit dhe klubit, ata arritën në përfundimin se nuk kishte zgjidhje. Fabrizio Romano ka zbuluar se vetë Perez është përgjegjës kryesisht për largimin e Xabi Alonsos. Dhe ajo që është e habitshme është se shtatë lojtarë ende nuk i kanë thënë publikisht lamtumirë trajnerit.
Vinícius Júnior, Jude Bellingham, Brahim Díaz, Ferland Mendy, Trent Alexander-Arnold, Franco Mastantuono dhe Endrick janë lojtarët që ende nuk kanë publikuar një postim për Xabin Alonso-n. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/