Shqipëria arriti të kalonte në fazën e Play Off të Botërorit si vendi i dytë në fazën e grupit. Kuqezinjtë ia dolën që të fitonin në transfertën e vështirë të Serbisë, 0-1, me golin e Manajt. Menjëherë pas asaj ndeshje erdhi edhe lajmi i shkarkimit të trajnerit të Serbisë, Stojkovic.
Ndërkohë sekreti i Federatës Serbe të Futbollit, Branko Radujko, i ftuar në “Mozzart Sport”, tregon sesi erdhi shkarkimi i Stjokovic menjëherë pas asaj humbje me Shqipërinë. “Pas ndeshjes unë shkova te Stojkovic dhe i thashë: “Dragan, kaq, këtu mbaroi. As tifozët, as populli ynë e as Federata nuk mund ta duroj më këtë. Duhet t’i japim fund tani. Pastaj Stojkovic më tha: “E kuptoj, e ndiej, do të shkoj te konferenca dhe do të them se do të largohem”. Doli dhe aty tha se do të largohej dhe la asistentin e tij për të drejtuar ekipin në Andorra”, tha Radujko. /Sport Ekspres/