Partizani ka humbur kundër Vorës në shifrat 0-1. Të kuqtë nuk ia kanë dalë në këtë ndeshje, pavarësisht se kishin disa mundësi të pastra shënimi. Rasti më i mirë ishte në fundin e pjesës së parë atje ku Isgandarli u rrëzua në zonë dhe arbitri akordoi 11-metërsh.
Toma e mori përsipër, por nuk arriti dot që të shënojë gol pasi topi është përplasur në shtyllë. Më pas Vora dha goditjen finale në fundin e pjesës së dytë pasi Dario Daka arriti që të shënojë. Me këtë fitore Vora mban vendin e 7 me një pikë më pak se Partizani, ndërsa të kuqtë humbin shumë terren për Final Four. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/