Maksutin e refuzuan sepse vinte nga Kategoria e Parë, Bicaj tregon gabimin e drejtorëve sportive: Lojtari i mirë nuk shihet vetëm në Superiore

Ditmar Bicaj ishte pjesë e panelit të sotëm të emisionit “Mega Sport” në “A2 CNN’. Trajneri shqiptar ka evidentuar Maksutin si më të mirin në radhët e Flamurtarit, të cilin e ka sugjeruar në Superiore që në kohën kur ishte pjesë e Kategorisë së Parë. Bicaj tregon gjithashtu se një drejtor sportiv e ka refuzuar pikërisht sepse vinte nga Kategoria e Parë.

“Maksutin kam qenë i pari që e kam sugjeruar në ato te një trajner i një ekipi të Superiores. Pa dhënë emër, një drejtor sportiv më tha mua: ‘’Po vjen nga Kategoria e Parë‘. Sot Maksuti është më i miri te Flamurtari. Unë kam 1 vit e gysmë qe e kam promovuar. Futbollisti i mirë shihet edhe në Kategorinë e Parë, edhe në Superiore. Drejtori sportiv duhet të ketë informacion dei në Kategorinë e Trete”, ka thënë Ditmar Bicaj./Sport Ekspres/