“Jo, kjo nuk ka mundësi”! Në Turqi fillojnë të studiojnë Ernest Muçin: Gjuajtja e tij nuk është normale

Ernest Muci është kthyer edhe njëherë tjetër në heroin e Trabzonsporit. Futbollisti shqiptar arriti të shënonte golin e fitores kundër Kocalisporit, në fitoren 1-2 në minutën e 90. Një ndeshje shumë dramatike, e mbyllur në mënyrën më të mirë me lojtarin e Shqipërisë që po merr vëmendjen maksimale në Turqi.
Për më tepër me historinë e publikuar teksa tre ditë përpara takimit, pra në 15 janar, trajneri i Kocalisporit u zotua se do ta ndalonte Ernest Mucin nga golat. Duke parë golat rradhazi të shqiptarit, trajneri kundërshtar vendosi një bast publik se Muci nuk do të shënonte. Megjithatë në minutën e fundit, Muci shënoi golin e fitores dhe iu drejtua menjëherë këtij tekniku: “Hesht”.

Pas kësaj ndeshje një diskutim i gjërë u bë në mediat e Turqisë sa i përket talentit të Kombëtares. Në një studio ka folur edhe Mehmet Yilmaz, një figurë e njohur e sportit në Turqi. “Ernest Muci është një nga arsyet se përse Trabzonspori po lufton akoma për titullin kampion. Ka momente shumë që ikën nga loja, nuk duket shumë gjatë ndeshjes, por cilësia e një lojtari në gjuajtje, nuk mund të jetë kaq e lartë”.Pra Mehmet Yilmaz mbetet i shokuar dhe i çuditur sesi një lojtar mund të ketë kaq shumë efikasitet dhe sesi mund të jetë kaq shumë preciz në gjuajtjet e tij duke shënuar thuajse me çdo tentavië serioze drejt portës kundërshtare. Një rast studimi ky, ndërsa nga ana tjetër Shqipëria fërkon duart.

Por ka edhe një anë tjetër që Muci duhet të përmirësojë dhe lidhet me aspektin fizik. Në disa momente të ndeshjes, sidomos dje në pjesën e dytë, për shkak të mungesës së energjive, futbollisti rri në hije në shumicën e kohës pa pasur shumë kontakt me topin. është pikërisht kjo pjesa që Muci duhet të rregullojë për të qenë edhe pjesë e pandarë e formacionit titullar te Shqipëria duke parë sesa e rëndësishme është në futbollin e sotëm vrapimi, atletika.

Nëse Muci përmirësohet edhe në këtë aspekt, atëherë padyshim që jo vetëm do të jetë pjesë e Shqipërisë, por do të jetë edhe gati për të kaluar në nivelet më të larta të klubeve në Europë. Deri atëherë, studimet po vazhdojnë për të kuptuar golat e cuditshëm të Ernest Mucit. Po aq të cuditshëm sa ai i djeshmi kur me topin nga vendi, pa shumë sforco dhe vrull, Muci lëshoi një predhë që ishte e pakapshme për portierin. Koha dhe forca e këtij njeriu janë vërtet për studim… /Sport Ekspres/