Michael Carrick sapo ka marrë rolin e trajnerit të përkohshëm të Manchester United, por që në ditët e para ai bëri një sërë lëvizjesh që tërhoqën vëmendjen e publikut. Ndryshe nga Ruben Amorim, Carrick iu drejtua menjëherë akademisë, ndryshoi mënyrën se si punonte me lojtarët dhe riktheu besimin e futbollistëve të rinj. Lëvizjet e tij të para dolën në pah veçanërisht pas fitores ndaj Manchester City.
Carrick pranoi të merrte përsipër detyrën e trajnerit të përkohshëm të Manchester United deri në fund të sezonit. Ai i bëri menjëherë përshtypje të gjithë spektatorëve të martën në mbrëmje, ndërsa u shfaq në Leig Sports Village për të parë ekipin U21 të Manchester United. Ndryshe nga Carrick, Ruben Amorim nuk pa kurrë një ndeshje të ekipit të të rinjve gjatë kohës së tij në klubin Old Trafford. Ky është padyshim edhe një shembull për futbollin shqiptar. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/