Anis Mehmeti ka kaluar një sezon fantastik në Angli me Bristol City. Futbollisti shqiptar ka qenë protagonisti kryesor i kësaj skuadre në Championship me golat e shënuar. Për shkak të kësaj forme fantastike, shqiptari ka tërhequr interesimin e disa skuadrave.
Në fund ai zgjodhi që t’i bashkohet Ipsëich Toën. Zyrtarizimi ka ardhur dhe Mehmeti do të jetë pjesë e kësaj skuadre deri në 2029, ndërsa për të janë paguar rreth 3.5 milionë euro. Vërtet interesante fakti që ndeshja e fundit ishte pikërisht mes Ipsëich Toën dhe Bristol City e mbyllur në shifrat 2-0.
Por nuk është vetëm ky treguesi për faktin se Mehmeti ka kaluar një hap përpara në karrierë. Ipsëichi mban vendin e 3 të renditjes, ndërsa dy vendet e para marrin biletën direkte për në Premier League. Ipsëich ndodhet vetëm dy pikë larg Middlesbrough të vendit të dyutë dhe tetë pikë larg vendit të parë, ndërsa Bristol City ndodhet në vendin e 11 të renditjes me 40 pikë, pa pasur shpresa për kalimin në elitë në sezonin tjetër. Ndërkohë në mëngjesin e sotëm, trajneri i Bristol City, Gerhard Struber u shfaq shumë emocional në deklaratën për Anis Mehmetin pas largimit të këtij të fundit.
“Unë dua të flas hapur tani. Anis është rrugës për të bërë vizitat mjekësore sot te Ipsëich. Ai ka një ofertë të madhe në tavolinë nga një klub tjetër, dhe duket se ndoshta Anis do të lëvizë në një mënyrë tjetër. Kjo është pjesë e futbollit, duhet të merremi me këtë dhe kjo është situata. Ne e dimë që Anis ishte një nga lojtarët më interesantë për kohët e fundit dhe ai u zhvillua shumë, shumë shpejt në muajt e fundit në një drejtim shumë interesant. Që ai, në fund të fundit, ka oferta të mëdha, me performancën e tij në pesë, gjashtë muajt e fundit, kjo nuk është një surprizë për mua.
Nga njëra anë, është shumë mirë të shohim se si po funksionon futbolli ynë dhe ekipi ynë. Nga ana tjetër, është, sigurisht, për të ardhur keq që humbasim një nga lojtarët tanë më të mirë. Nuk është momenti për të qarë ose për t’u ankuar për diçka, është më shumë momenti që të shtyjmë së bashku në një mënyrë tipike të Bristol City-t, aty ku jemi, dhe duhet të shkojmë dhe të mos humbasim shumë kohë për atë që nuk mund ta ndryshojmë. Nuk është në ndikimin tim; duhet të bëjmë të gjitha gjërat që na ndihmojnë në fund të fitojmë nesër dhe në ndeshjet e ardhshme.
Në këtë drejtim, djemtë meritojnë një trajner përpara tyre që ka energji dhe besim. Kam një besim të madh në këtë grup se mund të surprizojmë dhe në këtë drejtim do të bëj gjithçka. Nuk jam ëndërrimtar, kam qenë me Anisin në shumë, shumë biseda dhe mendoja se do të largohej pasi kishte shumë oferta. Kam luftuar për të, por dhe e kuptoj. Emocionalisht është e vështirë, kishim edhe një marrëdhënie njerëzore shumë të mirë, isha shumë afër tij dhe jam i trishtuar shumë”, tha Struber. /Sport Ekspres/