“Fjalët janë të pakta për të lehtësuar dhimbjen e një prindi”, Duka ngushëllon familjen Alvarez: U prehtë në paqe ëngjëlli i vogël

Kampi bardheblu është tronditur nga lajmi tragjik i marrë në orët e para të mëngjesit. Vajza e lojtarit Freddy Alvarez është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme. Gjithë opinioni sportiv është solidarizuar me familjen e futbollistit të Tiranës në këtë moment kaq të vështirë në jetën e tij. Për ndarjen nga jeta të vajzës së Alvarezit ka reaguar edhe Armand Duka. Presidenti i FSHF-së, përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, ka shprehur ngushëllimet e tij të sinqerta për këtë humbje të pazëvendësueshme.

“Lajmi tragjik i ndarjes nga jeta të vajzës së vogël të futbollistit të KF Tirana, Freddy Alvarez më ka tronditur pa masë. Në këto momente të vështira, fjalët janë të pakta për të lehtësuar dhimbjen e një prindi dhe të një familjeje.

Në emrin tim dhe të Federatës Shqiptare të Futbollit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Freddy Alvarez-it, familjes së tij dhe klubit të Tiranës. Jemi pranë jush në këtë humbje të pazëvendësueshme. U prehtë në paqe engjëlli i vogël”, ka shkruajtur Armand Duka./Sport Ekspres/