Paraqitje për t’u duartrokitur nga Ylber Ramadani, shpallet lojtari më i mirë i ndeshjes

Lecce dhe Lazio janë përballur mbrëmjen e sotme në javën e 22-të të Serisë A. Skuadrat janë larguar nga fusha me nga një pikë secila, teksa ndeshja përfundoi në baraspeshë 0-0. Titullar në këtë sfidë luajti edhe Ylber Ramadani.

Mesfushori shqiptar zhvilloi një paraqitje për t’u duartrokitur, duke spikatur me lojën e tij. Ylber Ramadani është vlerësuar më pas si lojtari më i mirë i ndeshjes dhe i është dorëzuar çmimi pas përfundimit të lojës./Sport Ekspres/