Brazili është i çmendur pas futbollit! Tashmë është e ditur, por historia e sotme ishte jo pak e bukur. Endrick, talenti i madh 19-vjeçar i Brazilit, është huazuar nga Real Madridi te Lyon. Ambienti te Reali nuk ishte aspak i mirë dhe Endrick u pa atje si një dështim i madh. Megjithatë sapo kaloi te Lyon nisi që të shpërthejë. Në dy ndeshjet e para, Endrick shënoi 1 gol dhe dhuroi një asist.
Ndërkohë një televizion brazilian ka transmetuar sot ndeshjen Metz-Lyon. Atje ishin 600 mijë brazilianë që po ndiqnin takimin për të parë ecurinë e yllit të tyre të Kombëtares, Endrick. 19-vjeçari nuk i zhgënjeu ndjekësit e tij pasi në fitoren 2-5 të Lyon, Endrick realizoi 3 gola dhe dhuroi një asist. /Sport Ekspres/
