Eduard Zhupa ishte i ftuar në emisionin Mega Sport që transmetohet në A2 CNN. Ai ka folur sa i përket situatës së Partizanit dhe shprehet i sigurt se të kuqtë kanë të gjitha mundësitë për të shkuar në Final Four. Zhupa u shpreh se Partizani mund të tejkalojë edhe Elbasanin në renditje, përkundër parashikimeve që thonë se një gjë e tillë ka pak mundësi që të ndodh ose e shohin të pamundur.
“Ka ende kohë, për mua nuk ka mbaruar historia e Partizanit në Final Four. është vetëm shtatë pikë larg Dinamos, ka ende edhe shumë kohë. Megjithatë Dinamo është ekip shumë më i mirë se Partizani, mund të ndodhi që të kalojë edhe Elbasanin, mund të ndodh gjithcka. Nëse bëhet një ose dy goditje në merkato deri në fundin e sezonit, shanset janë aty, matematika ta lejon ta kalosh edhe Elbasanin. Mos harroni, Partizani ngelet Partizani, është ekip i madh. Ishte në vendet e fundit dhe nisi me fitoret rresht pastaj. Besoj se Partizani do ta gjej mënyrën për të shkuar në Europë”, tha Zhupa. /Sport Ekspres/