Mirlind Daku do t’i bashkohet Rubin Kazanit në kampin stërvitor që ata do të zhvillojnë në Belek të Turqisë, duke nisur nga 30 janari. Të paktën kështu ka konfirmuar trajneri Frank Artiga. Ky i fundit është shprehur për “Match TV” se Daku është sulmuesi më i mirë i kampionatit, por mungesa e tij është një mundësi e artë për lojtarët e tjerë në mënyrë që të tregojnë veten e tyre.
“Unë mendoj se ai është sulmuesi më i mirë në Premier Ligën e Rusisë. Por mungesa e Mirlindit është një mundësi e madhe për lojtarët e tjerë që të shkëlqejnë. Po presim që Daku të rikthehet në kampin e dytë të trajnimit”, ka deklaruar Frank Artiga./Sport Ekspres/