Skënderbeu ka arritur të fitojë ndaj Kastriotit në shifrat 2-1. Një fitore me shumë vlerë kjo për korçarët që fituan falë golave të shënuar nga Gjini dhe Beshiraj. Goli i parë erdhi nga Gjini në minutën e 51, që i dha edhe pak nuanca spektakli realizimit me rroveshatë.
Beshiraj nuk vonoi shumë te Skënderbeu dhe në debutim shënoi golin e dytë të takimit, duke siguruar fitoren. Xhixho mendoi te Kastrioti për të shkurtuar diferencën dhe për t’i shërbyer statistikave. Me këtë fitore, Skënderbeu mban vendin e parë me 47 pikë, i ndjekur nga Laci me 39 pikë. /Sport Ekspres/