Vllaznia ka marrë tre pikët e radhës ditën e sotme, duke vazhduar kryesimin e “Abissnet Superiore”-s. Në një lidhje me emisionin “Mega Sport”, në “A2 CNN Albania”, Gasper Marku ka dhënë përshtypjet e tij për këtë Vllazni. Gazetari shkodran është shprehur se ky është viti i kuqebluve. Sipas Markut, klubi është i normalizuar në çdo aspekt të mundshëm dhe është kthyer aty ku i takon.
“Fillimi i vitit 2026 e ka gjetur Vllazninë të normalizuar në të gjitha aspektet, në staf, në presidencë, në tifozeri dhe në gjithçka. Stadiumi “Niko Dovana” u dominua në një pjesë të madhe nga tifozeria shkodrane, që kishte udhëtuar nga Shkodra. Ky sezon, ky vit, është viti i Vllaznisë. Është shumë e bukur dhe spektakolare. Faza e parë ka qenë e shkëlqyer për Vllazninë. Pati disa oshilacione si skuadrat e tjera, por tani është kthyer aty ku i takon. Sot në ndeshje kishim edhe formacionin e dytë. Martini e ka këtë luks”, është shprehur ndër të tjera Gasper Marku./Sport Ekspres/