Vedat Muriqi po gëzon një formë të jashtëzakonshme në La Liga. Sulmuesi shqiptar vazhdon të shënojë me fanellën e Majorkës. “Pirati” ka gjetur rrugën e rrjetës edhe mbrëmjen e sotme në goleadën 4-1 të Majorkës kundër Sevijës.
Rebeshi i golave nisi pikërisht nga Vedat Muriqi, i cili shënoi golin e parë të takimit në minutën e 26. Lojtari i Kosovës u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, dukë shënuar golin e tij të 15 në La Liga. Vedat Muriqi është në ndjekje të Kilian Mbapesë, i cili deri më tani numëron 22 gola të shënuar/Sport Ekspres/