Mario Mitaj është padyshim një prej lojtarëve kryesorë dhe më të mirë që Shqipëria ka në gjirin e saj. Ky futbollist nuk ka njohur kurrë luhatje në performancat e tij, por në kohët e fundit ka kaluar disa momente të këqija.
Kjo jo për fajin e tij, por për shkakun e drejtuesve të klubit. Në një vend si Al Ittihad që ka marrë shumë lojtarë nga Premier League dhe me rregullin e pak lojtarëve të huaj që mund të përdoren, Mitaj është sakrifikuar më lehtë për shkak të kampionatit që luante më parë dhe emrit të tij.
Por për fatin e mirë, vendet po lirohen disi te Al Ittihad. Kante është larguar te Fenerbahce dhe Benzema është larguar te Al Hilal, duke hapur kështu hapësirën për Mitajn si lojtar i huaj që mund të përdoret më lehtë tani në skuadër, për të qenë gati me 100% e tij për finalet e Shqipërisë në mars. /Sport Ekspres/