Ernest Muçi është një nga lojtarët më në formë të kampionatit turk. Sulmuesi shqiptar ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me fanellën e Trabzonsporit, këtë herë kundër Fetijesporit në Kupën e Turqisë. Në intervistën e dhënë pas ndeshjes, Muçi ka zbuluar sekretin e formës së tij. Ai ka theksuar se besimi i trajnerëve dhe atmosfera e mirë në grup kanë ndikuar pozitivisht në paraqitjet e tij me Trabzonsporin.
“Jam i lumtur për pjesën time. Kur gjërat shkojnë mirë për ekipin dhe për ty, kjo të bën edhe më të gëzuar. Kam një avantazh që po shfaq performanca të mira për shkak se kemi një ambjent të mirë, trajnerët besojnë te mua dhe jam në një skuadër të mirë. Këto gjëra ndikojnë pozitivisht në performancën time”, ka deklaruar ndër të tjera Ernest Muçi./Sport Ekspres/