Alex Jimenez-i do të jetë lojtari i Bournemouth-it. Tare ka rënë dakort me klubin anglez, ku lojtari është aktualisht i huazuar, që të transferojnë përfundimisht mbrojtësin. Nga shitja e Jimenez-it Milani do të përfitojë 10 milionë euro, pasi Reali i Madridit ka ende 50% të vlerës së kartonit të futbollistit në fjalë.
Me paratë e përfituara, Igli Tare synon të investojë për të ardhmen. Sipas “Corriere dello Sport”-it, drejtori sportiv shqiptar ka piketuar Andrej Kostic-in për merkaton e verës. Vlera në treg e 18-vjeçarit të Partizanit të Beogradit është 3 milionë euro. Në ligën serbe Kostiçi ka zhvilluar 28 paraqitje dhe ka shënuar 9 gola./Sport Ekspres/