Ernest Muçi nuk ndalet dhe po vazhdon që të prodhojë magji te Trabzonspori. Lojtari shqiptar po tregohet protagonist edhe në takimin që ekipi i tij po zhvillon kundër Samunsporit në transfertë. Aktualisht rezultati është në shifrat 0-1 dhe goli i vetëm është realizuar nga Onachu. Jemi ende në pjesën e parë, por merita e golit nuk ishte e sulmuesit, por ishte e lojtarit shqiptar që me një krosim fantastik e nxori shokun e ekipit në një pozicion që ishte lojë fëmijësh për të gjetur golin. /Sport Ekspres/