Arlind Ajeti ka arritur që të shënojë dy gola në Turqi. Mbrojtësi shqiptar ka tundur dy herë rrjetën në përballjen Demirspor-Bordumspor, e mbyllur në shifrat 0-5. Të dy golat e parë të takimit janë shënuar nga Ajeti.
Në fillim në minutën e 11, me topin e ngecur në zonë, ku mbrojtësi shqiptar goditi dhe gjeti rrjetën. Ndërkohë në minutën e 43, me kokë, Ajeti realizoi sërish me kokë duke shënuar golin e dytë personal. Goli i fundit i takimit u realizua nga Taulant Seferi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/