Rezultatet flasin për Oltijon Kërnajën, nën drejtimin e tij Partizani ka ritmin e Egnatias

Rezultatet flasin për Oltijon Kërnajën, nën drejtimin e tij Partizani ka ritmin e Egnatias

Oltijon Kërnaja ishte një bast i guximshëm te Partizani nga ana e drejtuesëve të ekipit. Të kuqtë po vuanin për rezultate dhe kur doli zyrtarizimi për afrimin e Kërnajës, shumëkush mendoi se ishte fundi i Partizanit dhe se gjendja e tyre do të ishte pak a shumë si e Tiranës tanimë.

Kjo për shkak se CV e Kërnajës nuk ishte e pasur në të kaluarën dhe te Partizani nuk kishin kohë, rezultatet kërkoheshin me patjetër. Megjithatë koha tregoi se vendimi ishte i saktë, Kërnaja ka marrë rezultate shumë të mira tek kryeqytetasit.

Nëse shohim 17 javët e Partizanit nën drejtimin e Kërnajës, të kuqtë ndodhen në vendin e katërt me 26 pikë, duke grumbulluar vetëm tre pikë më pak se Egnatia dhe një pikë më shumë se Dinamo. Kjo të lë të kuptosh se nëse ky trajner do të kishte qenë nga fillimi i sezonit, e sigurt është se Partizani do të ishte akoma më pranë Final Four, pavarësisht se edhe tani, diferenca me Dinamon është shumë pak. /Sport Ekspres/