Anxhelo Fabiani mbajti një konferencë për shtyp përpara gazetarëve gjatë prezantimit të tre transferimeve të reja të Lacios. Drejtori sportiv i bardhekaltërve është përplasur me gazetarët, duke refuzuar të bëjë veten fajtor për gjendjen në të cilën ndodhet skuadra. Ai është shprehu se nuk është përgjegjës për ndërtimin e skuadrës së vjetër, teksa ka dhënë si shembull emrin e Hysajt, të cilin nuk e solli ai në ekip.
“A po më thoni që Fabiani e krijoi gjithë këtë rrëmujë? Nuk e ka ndërtuar Fabiani skuadrën e vjetër. Kur flisni, duhet të jeni të kujdesshëm me fjalët. Nuk e solli Fabiani Hysajn. Gigoti është i vetmi që solli Fabiani. Po dërgohet mesazhi i gabuar. Nëse duhet të marr përgjegjësi, do ta bëj. Por unë nuk kam lindur dje. Që nga mbërritja ime mund ta shihni se çfarë kanë arritur Primavera dhe ekipet e grave, si u zgjidh një çështje kritike. Po mendoni keq shkoni në një shkollë gazetarie”, ka thënë ndër të tjera Anxhelo Fabiani./Sport Ekspres/