Anis Mehmeti u transferua pak kohë më parë në radhët e Ipswich-it, ku menjëherë është shndërruar në një pikë të rëndësishme për skuadrën. Pas fitores 1-2 kundër Derby-t, sulmuesi shqiptar është shprehur se po shijon kohën që po kalon te ekipi i tij të ri. Ai ka theksuar se objektivi për të dhe klubin është ngjitja në Premier League. Gjithashtu, Mehmeti ka shprehur mendimin e tij se Ipswich Town-i është skuadra më e fortë në kampionatin Championship.
“Po e shijoj kohën time këtu. Erdha këtu me ambicien për t’u ngjitur në këtë klub të madh. Kështu që po e shijoj kohën time dhe po e marr çdo ditë ashtu siç vjen, duke shijuar futbollin tim dhe duke u përpjekur të kontribuoj në fitore. Jemi të sigurt. Djemtë e kanë bërë këtë më pare (të ngjiten në Premier League). Për mua, ne jemi ndoshta skuadra më e fortë në kampionat. Pra, kemi çdo shans për të bërë atë që duhet të bëjmë, dhe kjo është të fitojmë ndeshjet dhe shpresojmë të arrijmë qëllimin tonë në fund të sezonit”, ka thënë Anis Mehmeti./Sport Ekspres/